Sekretari i NATO-s Stoltenberg uron presidentin e Turqis Erdoğan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, njoftoi se ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e tij në zgjedhje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Uroj presidentin Erdoğan për rizgjedhjen. Në të njëjtën kohë e uroj popullin turk për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet”, u tha gazetarëve Stoltenberg para takimit të Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Luksemburg.

Ai duke tërhequr vëmendjen në atë se Turqia është “një aleat shumë i rëndësishëm” për NATO-n, theksoi se vendi nuk ka rëndësi strategjike vetëm në aspektin gjeografik, por në të njëjtën kohë luan rol të rëndësishëm edhe në luftën kundër terrorizmit.