Kanadaja kërkon 48 mijë shoferë kamioni, paga vjetore 80 mijë dollarë

Kanadaja ofron të ardhura prej 80 mijë dollarë kanadezë (rreth 51 457 euro) në vit, por edhe përkundër kësaj oferte, ata kanë hasur në vështirësi për të gjetur shoferë kamioni, shkak për të cilin theksohen kushtet e vështira të punës.

Shoqata e shoferëve të kamionëve në Kanada njofton se sektorit të transportit i mungojnë 48 000 shoferë anembanë vendit dhe se kjo zbrazëtirë duhet të plotësohet deri në vitin 2024.

Shumë kompani të transportit të New Brunswick-ut që merren me transport ankohen për kushtet e vështira të jetesës dhe punës, për çka edhe nuk mund të gjejnë shoferë që do të udhëtojnë në distanca të gjata.

Të ardhurat që rriten dita ditës siç duket nuk janë zgjidhje e problemit. Shoferët e kamionëve që sapo fillojnë të merren me këtë punë çdo vit fitojnë rreth 80 000 dollarë kanadezë (rreth 51 457 euro). Në disa pjesë të ardhurat mund të arrijnë deri në 100.000 dollarë kanadezë (rreth 64.361 euro) në vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e New Brunswick-ut, të cilëve gjithashtu një kërkesë u dorëzoi edhe Shoqata e shoferëve të kamionëve në provincat e Atlantikut, kanë nisur një program për emigrantët shoferë të kamionëve.

Kështu, në periudhën midis 2015 dhe 2017, u punësuan 390 shoferë kamioni me origjinë nga vendet e huaja. Në kuadër të pilot projektit janë punësuar shoferë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut.

Robert Trites, i cili punon në projekt, tha se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen është se shoferët, pas marrjes së leje qëndrimit, shkojnë në Ontario ose në provincat perëndimore, shkruan Telegrafi.

Trites tha se shoferët kryesisht punojnë 10-12 ditë pa ndërprerje, pas së cilës pushojnë për 3 deri në 4 ditë.