E lejuar për ata, e ndaluar për çdokend tjetër

Sali Shasivari

Nuk dij se ku e kanë marë të drejtën disa personave islamofobë që të flasin në emër të kombit, në stilin ‘unë jam e vërteta’ dhe ‘unë jam populli’?! Mirëpo, sidoqoftë, të njejtët, marin guximin që ta vëndojnë vehten në pozitën e kujdestarit ndaj këtij populli, si dhe çdo individi, duke u munduar që të imponojnë ‘kallëpe’ njëmendësie, të llojit: ‘të vërtetën e them unë, dhe çdo gjë tjetër është gënjeshtër’, ‘nëse nuk mendon si unë, je kundër popullit dhe interesave të tij’, ‘nëse nuk mendon si unë, je i prapambetur, lindor, tradhëtar, mercenar, i shitur’, ‘nëse nuk mendon si unë, je anti-perendimor’, etj.

Madje, ata marin guximin që ta vëndojnë vehten në pozitën e arbitrit dhe gjykatësit suprem, duke sjellë ‘vendime të plotëfuqishme’, të cilat, sipas tyre, duhet të zbatohen pa kurrfarë polemike, debati apo hamendje. Kështu për shembull, ata i japin të drejtë vehtes që popullin ta ndajnë në përparimtarë dhe anakronikë, të modernizuar dhe të prapambetur, perendimorë dhe lindorë, të moderuar dhe ekstrem;…etj. Ata, poashtu, i fusin hundët edhe në tema dhe çështje për të cilat ‘nuk marin erë’, mirëpo, megjithatë, kërkojnë që teoria dhe verdikti i tyre të jetë ‘ligj’!

Për më tepër, ata, shumë gjëra ia lejojnë vetvehtes, por të njejtat i shndërrojnë në ‘mollë të ndaluar’ për çdokend tjetër. Kështu për shembull, ata i japin të drejtë vehtes që të përzihen në punët e brendshme të një shteti tjetër, si p.sh. Turqia, duke i klasifikuar liderët e saj në diktatorë dhe të moderuar; bile-bile, marin guximin që të gjykojnë se cili lider apo cila parti duhet të vijë në pushtet, e cila sosh prej tyre duhet të ‘shporret’, qoftë edhe përmes një puçi të përgjakur!… Mirëpo, kur dikush tjetër merr guximin që të përkrahë ndonjë platformë apo lider të caktuar, si për shembull, presidentin Erdogan dhe partinë e tij, këta inkuizicionistë turren si ulkonja, duke ‘derdhur gjak e vrerë’ si dhe duke mos lënë shigjetë akuze pa mos e hedhur në drejtim të tyre!

Këto mendje të sëmura dhe këto shpirtra të trazuar e hutojnë edhe dreqin e mallkuar, e jo më arsyen dhe logjikën e shëndoshë…

Ruana Zot!