Deputetët europianë letër krerëve të BE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Komisioni Europian kërkon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë artikulim ata e kanë bërë publik me anë të një letre dërguar krekrëve të BE-së.

Një grup eurodeputetësh, siç janë Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei kanë marrë përsipër që të dërgojnë letrën kreut të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Duke qenë eurodeputetë që kanë lidhje me përgjigjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, ata theksojnë se zgjedhja për një jetë në paqe dhe prosperitet, udhëhequr nga shteti ligjor nga institucione efektive demokratike, bashkon qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina Kosova, Mali i Zi dhe Serbia e Maqedonia e Veriut, siç shkruajnë në letër eurodeputetët.

“Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën, thuhet në letrën në fjalë. /k.k/noa.al/