Mahmut Ferati shumë shpejt me baladën e re, kujt po i thotë “Ku je”

Mahmut Ferati është një nga emrat më të dashur që ka skena muzikore shqiptare dhe për kohë rekord ka arritur një numër të madh të njerëzve të cilët gjithmonë e ndjekin në secilin hap të tij, shkruan Onair

Kënga e tij e fundit titullohet “Gurbetqari” dhe tashmë ka arritur miliona klikime në YouTube dhe kështu ka treguar që është shumë i zoti për të publikuar shumë projekte muzikore që kapin miliona klikime.

Ai se ka ndërmend të ndalet sepse shumë shpejt do të publikojë edhe projektin e tij më të ri i cili pritet që të jetë baladë. Ai ka treguar për Onair që kënga titullohet “Ku je” dhe do të publikohet shumë shpejt në kanalin zyrtar të produksionit “Vizioni Libonia”/

Rikujtojmë që këngëtari ende është duke shijuar sukseset e këngëve të fundit “Gurbeqari” dhe bashkëpunimin me reperin Mc Lifi me titull “Mindili”/Onair