Fund dramatik në grupin B, Spanja dhe Portugalia kalojnë tutje me pikë të barabarta

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Portugalisë kanë kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës, duke u renditur në dy vendet e para në grupin B.

Spanja ka barazuar në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në kampionatin botëror.

Spanjollët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin e Kalinigradit duke barazuar me Marokun me rezultat 2-2, por që e kanë siguruar kalimin e grupeve për në 1/16e finales së Kupës së Botës.

Në fakt, marokenët i shokuan të gjithë pranishmit në të 13 minutë kur kaluan në epërsi të papritur. Ishte Khalid Boutaib që realizoi një gol mjaft të bukur pasi rrëmbeu një top në mesfushë, ku shfrytëzoi një mosmarrëveshje mes Anders Iniestës dhe Sergio Ramosit.

Por, nuk zgjati shumë epërsia e afrikanëve dhe “La Roja” barazuan epërsinë në të 19 minutë të takimit.

Iniesta me një solo aksion kaloi një kundërshtar dhe e pasoi topin drejt Iscos, i cili i vetëm para portierit realizoi gol dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit dhe të dyja e realizuan nga një sosh.

Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Nordin Amrabat nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë, ku më i mirë u tregua David de Gea.

Edhe Isco pati një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi ish-kampionin botëror, por kësaj radhe më i mirë u tregua Munir.

Youssef En Nesyri u tregua më i shkathët në zonën e rreptësisë, kur shfrytëzoi shtatgjatësinë dhe realizoi gol me kokë në të 81 minutë pas rivënies këndore.

Iago Aspas shënoi golin e barazimit në të 91 minutë pas në aksioni bukur të ndërtuar prej bashkëlojtarëve.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Pas kësaj, Spanja mbetet e dyta në grup dhe në fazën e ardhshme do të takohet me Uruguain. /Telegrafi/