Duajeni Erdoganin, por kerkoni pergjegjesi nga Erdoganet e politikes sone ketu

Urim Saliu
Lereni te qete Erdoganin.Ai rradhit fitoret ne vendin e tij.Ne nuk figurojme ne mendjen e tij sepse ai ka per detyre dhe obligim shtetin turk dhe rendom ne humbim kohen kot .Nuk ia vlen te krijojme kult figurash politike qe japin tek-tuk ndonje deklarate per shqiptaret sa per te na bere qejfin dhe me pas shuhet gjithcka.Askush nuk ua ndale te keni simpati, por Erdogan nuk e ndal eksodin masiv te njerezve qe po e braktisin secilen dite Maqedonine.As ka tentuar ta beje kete ndonjehere.As edhe do ta beje ndonjehere.

Fiton ose humb ai nuk ndryshon fatin tone sepse fati i njerezve ketu nuk eshte ne doren e tij, por ne doren e ” Erdoganeve ” tane.

Ne duhet te kerkojme pergjegjesi nga Erdoganet e politikes sone ketu qe kane akoma mundesi ta ndalin kete eksod masiv, te krijojne mireqenie sociale, te ulin papunesine dhe varferine.

Simpatite ndaj Erdoganit le te mbeten te kushdo, por ato nuk ndryshojne gje sepse vete Erdogani nuk eshte se merret edhe aq me Maqedonine dhe fatin e njerezve ketu.