Shqiptari që lidh Kosovën me botën financiare ndërkombëtare (VIDEO)

Pasi që përfundon studimet në Britani të madhe dhe ndërton një karrierë të suksesshme si inxhinier softueri në Angli, Salih Mripa, me prejardhje nga Mitrovica, kthehet pas 17 viteve në Kosovë për të sjellë ekspertizën e tij teknike duke ndërtuar një biznes-projekt në vendlindje.
Për Bottomline, S. Mripa udhëheq tash një filial në Kosovë më një ekip të talentuar të zhvilluesve dhe inxhinierëve të softuerit.
Ata zhvillojnë sisteme teknologjike që automatizojnë dhe thjeshtëzojnë proceset komplekse të pagesave elektronike. Sot filiali që e ka krijuar Sali Mrripa jo vetëm që u mundëson të rinjve një arsimim dhe trajnim në përputhje me standardet e edukimit të lartë perëndimor, por ajo aktivizon dhe dinamizon besueshmërinë në lidhje me optimizmin e proceseve financiare në Kosovë.