Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndihmon 55 familje nevojtare në Shkup dhe 55 në Tetovë

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka zhvilluar një aksion humanitar në Qytetin e Shkupit ku janë ndihmuar 55 familje nevojtare, dhe në qytetin e Tetovës ku po ashtu janë ndihmuar 55 familje nevojtare, njofton Zhurnal.

Me këtë rat kryetari i Komunës së Çairit, Visar ganiu ka shprehur faleminderimet e tij në emër të qytetarëve të Shkupit (Komunës së Çairit) për aksionin e Shoqatës Humanitare “jetimat e Ballkanit”.

“Me ngrohtësi mirëpritëm sot në mesin tonë Shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit” duke i ndihmuar në procesin e shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet në nevojë gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit. Komuna e Çairit faleminderon Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë donatorët që edhe kësaj rradhe nuk i harruan vëllezërit e tyre nga Shkupi”, thuhet në faleminderimin e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Nga ana tjetër, Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se ka zhvilluar aksion humanitar në Qytetin e Shkupit ku janë ndihmuar 55 familje nevojtare , dhe në qytetin e Tetovës ku po ashtu janë ndihmuar 55 familje nevojtare.

Nga kjo Shoqatë informojnë se donatorë të aksionit janë:
Safet Misini. 10 familje

Fisnik Morina -Austri ( me ba duaa ). 10 familje
Nasri Asani. Shkup. 10 familje
Faton Zeneli – Angli. 10 familje
Zymber Bekteshi 13 familje
Rizani Sh.P.K Shtime. 8 familje
Avni Hilmi Sadiku me familje. 9 familje
Luan Sheqiri – Zvicerr. 9 familje
Salinda Ramadani – Gjermani. 6 familje
Nezir Kryeziu – Arban. 8 familje
Ismail Shala. 5 familje
Meli Shabaj. 5 familje
Sh.G – Opoj. 5 familje
Reshat Zajmi – Shtutgart. 2 familje