Ronaldo: Liga e Kampionëve duhet të quhet “CR7 Champions League”

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka sugjeruar se gara më prestigjioze evropiane për klube duhet të riemërohet si “CR7 Champions League”.
Ronaldo u bë pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve pasi Real Madridi e mposhti Liverpoolin 3-1 në finalen e sivjetshme në Kiev të shtunën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi portugez nuk u vërejt fare në finalen e mbrëmshme, por ishte Gareth Bale ai që u fut nga stoli në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë për t’ia siguruar edhe një trofe tjetër të çmueshëm Realit.

“Kush është golashënuesi më i mirë përsëri?” pyeti Ronaldo.

“Liga e Kampionëve duhet ta ndryshojë emrin dhe të quhet ‘CR7 Champions League’”, theksoi ai.

“I kam fituar pesë dhe jam golashënuesi më i mirë përsëri, pra s’mund të jem i trishtuar”, shtoi ai. /Gazeta Express/