Pamje: Pasi e lëndoi Salahun, Ramos e goditi me bërryl edhe Kariusin

Sergio Ramos e ngriti mbrëmë trofeun e tretë më radhë si kapiten dhe të katërtin në tërësi me Real Madridin, por ndërhyrjet e tij në fushë ndaj lojtarëve të Liverpoolit kanë qenë temë diskutimi.
Mbrojtësi spanjoll e lëndoi yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, pas gjysmë orë lojë, megjithëse ndërhyrja e tij nuk u vlerësua as e paligjshme aq më pak për karton.

Ramos e mbajti për kraharori egjiptianin dhe nuk e lëshoi derisa e rrëzoi për toke dhe hodhi edhe peshën e vet mbi të, duke i shkaktuar lëndim serioz në kraharor, i cili ka shanse t’ia humbasë edhe Botërorin që nis pas tri javëve.

Tani janë publikuar pamje ku Ramos shihet duke e goditur portierin e Liverpoolit, Loris Karius, me bërryl, të cilat nuk janë vërejtur nga gjyqtari gjatë ndeshjes. /Express/