Dhurata që mori një pastrues i Xhamisë së Pejgamberit (sal Allahu alejhi we selem)?

Dhurata që mori një pastrues i Xhamisë së Pejgamberit (sal Allahu alejhi we selem)?
Kohët e fundit, një video e një pastruesi në xhaminë e Profetit në Medine që recitonte para Imamit të nderuar Abdu Rrahman Es Sudais, u bë virale në mediat sociale. Videoja arriti miliona shikime në mbarë botën.

Frymëzuar nga kjo video, një grup i vëllezërve e kan vënë një mesazh në llogaritë e tyre në rrjetet sociale duke pyetur nëse dikush e njeh atë personalisht në mënyrë që t’i japin atij një dhuratë.

Pas disa orësh dikush i kontaktoi ata dhe ua dha numrin e tij. Pas kontaktit me të, ata mësuan se ai erdhi në Medine nga Pakistani për të studiuar në Xhaminë e Pejgamberit (alejhi selam).

Dhe se po punonte në xhaminë e profetit si pastrues për të paguar për kostot dhe shpenzimet e jetesës. Ai gjithashtu dërgon para në shtëpi për të mbështetur familjen e tij.

Prekur nga historia e tij, këta vëllezër e krijuan një faqe që të mbledhin të holla për ta ndihmuar atë me studimet e tij. Elhamdulillah, qëllimi i këtyre vëllezërve u arrit dhe të hollat u mblodhën.

Disa ditë më vonë ata shkuan ta befasonin atë me këtë dhuratë për të cilën ai nuk dinte asgjë. Reagimi i tij ishte i pa parë, ai ishte i mahnitur me këtë dhuratë dhe ishte shumë falenderues së pari Allahut e pastaj edhe njerëzve për kontributin e dhënë.

Ditën tjetër ai ju dërgoi një mesazh duke ju thënë:

“Pejgamberi ﷺ ka thënë:”Vepra më e dashur tek Allahu është që të futni lumturi në zemrën e vëllait tuaj musliman. Ose t’ia heqni urinë atij ose t’ia paguani borxhin atij. Allahu është në ndihmën e robit të tij për aq kohë sa robi është në ndihmë e vëllait të tij”.

Ai më pas tha:
“Unë nuk mund të imagjinoja që Allahu do të më ndihmonte në kohën kur më duhej më së shumti”. Ai gjithashtu shtoi se lutjet e tij më të sinqerta dolën nga zemra e tij në momentin kur iu dhurua ajo dhurat.

Allahu i shpërbleftë dhe i bekoftë të gjithë ata që kontribuan./Namazi5/