Besart Ibraimi viziton vendin e shenjtë, Meka Medina (FOTO)

Pasi me Shkëndijën arriti që të shpallet kampion dhe njëkohësisht të fitojë Kupën e Maqedonisë, Besart Ibraimi pushimin e merituar po e shfrytëzon duke i bërë një vizitë vendeve të shenjta muslimane, Meka-s dhe Medina-s njofton “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi njihet si një musliman shumë i devotshëm, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe fotot dhe kënaqësinë që ai po përjeton gjatë këtyre ditëve të mëdha të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ka qenë vetë Ibraimi që na ka dërguar disa foto nga ky vend i shenjtë, aty ku shumë musliman për hirë të muajit të shenjtë në të cilin ndodhemi vizitojnë dy vendet e shenjta, Meka dhe Medina.

Rikujtojmë Ibraimi përveç titullit të dyfishtë me Shkëndijën, ai doli të jetë fitues i dyfishtë edhe në aspektin individual gjatë sezonit që lamë pas në futbollin vendor, duke fituar Këpucën e artë si në ndeshjet e Ligës së Parë, ashtu edhe në kuadër të Kupës.