BALE i dërgon porosi Zidanes dhe Ronaldos

Lojtari më meritor që Reali e fitoi finalen e mbrëmshme padyshim që ishte Bale. Ai thotë se e meritonte të luante nga fillimi.
“Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli”, deklaroi Bale.

“Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë”.

“Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajner që i bën vendimet”, shtoi ai.