Aksident trafiku në kohë të syfyrit: Dy gra nga Gostivari dhe Dibra lëndohen në Shkup

Herët në mëngjes, në orën 02.00, në udhëkryqin nga rruga “Panajot Ginovski” dhe rruga “Boris Sarafov” në Shkup ka pasur një aksident trafiku, transmeton Almakos.

Aksidenti ka ndodhur midis veturës “Opel Astra” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga 60 vjeçari J.J. nga Gostivari dhe veturës “Opel Vivaro” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga 64 vjeçari I.S. nga fshati Saraj, Shkup.

Nga aksidenti janë lënduar bashkëudhëtarët në veturën “Opel Astra”, 51 vjeçarja F.A. nga Dibra dhe 54 vjeçarja B.S. nga Gostivari.

Ato me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “ 8 shtatori”, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Te F.A. janë konstatuar lëndime të rënda ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm, derisa te B.S. janë konstatuar lëndime të lehta e cila është lëshuar për shërim në shtëpi.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Shkup./Almakos/