Timonie: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE duhet prezentohet si zgjidhje

Ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Christian Thimonier deklaroi se Maqedonia e ka në zemër Evropën dhe duhet të ndihmohet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ambasadori Timonie vlerëson se anëtarësimi i Maqedonisë në BE duhet të prezantohet si zgjidhje dhe jo si problem.

“Ta përgatisim bashkë rrugën që Maqedonia të bëhet anëtare konkrete e Bashkimit Europian. Pa marrë parasysh se cila do të jenë vështirësitë në atë rrugë, Franca gjithmonë ka qenë me Maqedoninë, që nga pavarësimi i vendit dhe do të jetë me të që të arrijë të realizojë dëshirën e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”- tha ambasadori Timonier.

Sipas ambasadorit francez, formula kryesore për integrimin të suksesshëm është futja optimizmit dhe durimi në të gjithë procesin.
Iv Bertoçini, kryetar i Lëvizjes Europiane tha se në Francë është tejkaluar eurofobia megjithatë ende ekziston euroskepticizmi.

“Kur presidenti thotë se përsëri dëshiron ta rigjallëroje Europën, ajo që do të thotë se Europa e sotme nuk përshtatet dhe nuk u përshtatet as francezëve”- tha Bertoçini.

Timonier dhe Bertoçini këto qëndrime i shpalosën sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane, ku u diskutua për perspektivën franceze mbi ardhmërinë e BE-së.