Padi për kryetarin e Komunës së Jegunovcit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare

SPB-ja e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj katër personave nën akuzën se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare , transmeton Gazeta Express.

Të akuzuarit, T.K (50( nga shkupi, D.S. (42) nga fshati Jançisht i Tetovës, R.M. (46) nga fshati Bellovisht i Tetovës dhe D.K. (41) nga fshati Tudencë i Tetovës, sipas padisë nga SPB-ja e Tetovës, kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunovcit në shumë të përgjithsme prej 5661354 denarësh.

Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor të vitit të kaluar i denoncuari i parë si kryetar i komunës së Jegunocvit disa herë u ka mundësuar të punësuarve në komunë të furnizohen me derivate në automjetet e tyre private në llogari të komunës.