Ibrahimi: Nuk pranoj ta ushtrojë funksionin e ministrit

Unë nuk do ta pranoj funksionin e ministrit edhe nëse më propozojnë”, është përgjigja e Zeqirija Ibrahimit, anëtar i kryesisë qendrore të BESËS, krahu i Afrim Gashit, lidhur me pyetjen nëse ai do të jetë ministri i ardhshëm i Kulturës.

“Ende nuk kemi arrit në atë fazë, por unë nuk do të jem ministër edhe nëse me propozojnë”, ka deklaruar Zeqirja Ibrahimi.

Lëvizja BESA krahu i afrim Gashit pritet që sonte të finalizojnë marrëveshjen për pjesëmarrje në Qeveri. Jo zyrtarisht mësohet se kjo parti do të merr postin e ministrit të kulturës, zv. Ministrin e jashtëm dhe disa poste drejtorësh. /Express/