Shërbimi me taksi: Shkupi më i liri, Tirana më e shtrenjta në rajon

Tirana qëndron në krye të listës së rajonit, për çmimin më të lartë të shërbimit të taksisë.

Referuar të dhënave të agjencisë “Numbeo” për vitin 2017, çmimi mesatar i shërbimit taksi për 1 km në Tiranë kushton 1.87 euro.

E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 1.50 euro, ndjekur nga Beogradi me 1.23 euro, Sarajeva 1.02 euro, dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Shkupi 0.65 euro, shkruan ‘Monitor’.

Në Shqipëri vitet e fundit janë shtuar kompanitë që ofrojnë shërbimet taksi, kundrejt vetëm shërbimeve individuale që kanë ekzistuar dikur, përcjell albinfo.ch.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, të rezultojnë 6 kompani të tilla, pa hulumtuar ende më tej. Shërbimi taksi, ndonëse i shtrenjtë sikurse pohojnë një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës, kërkohet më tepër. Arsyet kryesore lidhen me kërkesat për të lëvizur shpejt në një moment të caktuar si formë urgjence, për të shmangur trafikun me mjetin personal, mungesa e gjetjes së vendeve të parkimit, lëvizja e shpejtë në ditët me mot të ftohtë ose me shi etj.

Një ndër alternativat e përdorura vitet e fundit në Tiranë është biçikleta. Sipas shifrave të INSTAT, eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve me rënie.