A është plagosur ‘Burdushi’?

Gjatë ditës së sotme mediat vendore raportuan se Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, është plagosur nga një person në shtëpinë e tij.

Por lajmin për plagosjen e ka demantuar për Express vet Burdushi. Ai ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

“Unë jam shëndosh e mirë. Nuk kam apsur me askënd ndonjë konflikt e as nuk jam plagosur”, ka thënë Burdushi.E ndërkohë ai ka paralajmëruar padi për personat që e kanë dhënë lajmin për plagosjen tij.