E pazakont: Mbi 500 mjekë dhe 150 studentë në Kanada protestojnë kundër rritjes së rrogës!

Kemi dëgjuar gjithkund në botë njerëz të protestojnë të pakënaqur për rrogat e tyre dhe të kërkojnë rritje të rrogës.
Një rast i kundërt na vjen nga Kanadaja. Janë gjithsej 500 mjekë dhe 150 studentë të mjekësisë, të cilët kanë nënshkruar një letër publike në të cilën në të ardhmen kërkojnë mos t’ju rritet rroga.

Ata thonë se atyre u mjafton rroga që kanë dhe duan që parat të ketë edhe për të tjerët.
“Ne mjekët e Kuebek të cilët besojmë në sistem publik të fuqishëm, jemi kundër rritjet së rrogave që u bë kohë më parë, e cila u siguruar nga shoqatat tona medicinale.

Këto rritje janë edhe më shqetësuese sepse personeli mjekësore dhe kuadri tjetër profesionale ballafaqohen me kushte të rënda të punës, ndërsa pacientët kanë mungesë të qasjes deri tek shërbimet e nevojshme si pasoj e shkurtimeve drastike që janë bërë vitet e kaluara dhe centralizimit të fuqisë në ministrin e shëndetësisë”, thuhet në letrën e mjekëve.
Nënshkruesit e letrës kërkojnë që parat të kthehen në shëndetësi për përmirësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor.

Rroga mesatare vjetore që ministria e shëndetësisë e paguan një mjeku në Kanada është 260.924 dollarë.
Mesatarja fitohet në nivel të profesionit, sipas specializimit më tepër paguhen kirurgët me 354.915 dollarë në vit, ndërsa më pak mjekët shtëpiak me 211.717 dollarë.