Amerikani e sulmon policin maqedonas në Prokurorinë e Shkupit

Një shtetas amerikan ka sulmuar dje një punonjës policie në korridorin e Prokurorisë së Përgjithshme në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë është sulmuar nga O.S.A, 54 vjeç nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç mësohet, amerikani ka sulmuar policin pas një zënke verbale. Ai menjëherë është arrestuar dhe se është mbajtur në stacionin policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.