Vështrimi i shkurtër integrues i ekonomisë së Maqedonisë

Ali Maksuti

Në kushtet ideale, analiza politike ose ekonomike mundohet të marr parasysh gjendjen ekonomike dhe politike për periudha të caktuara, të ketë vështrim të detajuar të problemit duke i marrë parasysh instrumentet potenciale të dobishme që posedon, mundësitë momentale dhe plotësuese të të hyrave dhe shpenzimeve, problemeve dhe zgjidhja e tyre. Këto karakteristika janë të rëndësishme për qasjen e mëtutjeshme të problemit të teorisë së tatimeve, si pikë kyçe për objektivat e ekonomisë së një vendi. Nga një ekuilibër mes taksava dhe tatimeve të alokuara për një periudhë të caktuar si dhe planifikimin e shpërndarjes së tyre, poashtu në periudhë të caktuar, vijnë në shprehje rëndësia e parashtrimit momental të baraspeshës së buxhetit. Në kushte të tilla, projeksioni i detajuar për të alokuar taksat dhe tatimet, kordinimi i saktë mes tërheqjes së investimeve të huaja dhe mbrojtjen e biznesit të vendit, rritjen e sektorëve ekonomik me pasuritë që ka Maqedonia, mbrojtja e tregut të vendit nga importi i produkteve të ngjajshme, si dhe motivimi i eksportit të produkteve dhe shëbrimeve të vendit, ndarja e investimeve kapitale në ndarje neutrale do të ndikonte në një stabilitet ekonomik të vendit, si dhe më kryesorja lufta ndaj korupsionit, që është e rëndë për stabilitetin e klimës ekonomike.

– Mbledhja e taksave dhe tatimeve të planifikuara për kohë të caktuar, dhe shpërndarja e tyre në mënyre të drejtë. Zbatimi i politikave fiskale të drejta duke aplikuar metodologji për alokim të taksave dhe tatimeve në gjithë rajonet e shtetit , por edhe duke mos dëmtuar biznesin. Politika shtetërore dhe institucioneve të shtetit duhet të ketë qasjë të bashkëpunimit me biznesin e vendit , që biznesi i vendit të ndjej obligim për pagesë së taksave dhe tatimeve me kusht të krijimit të klimës së sigurisë ekonomike nga ana e shtetit, anasjelltas biznesi i vendit do të detyrohet të funksionoj në tregun e zi, kurse shteti për mbijetesë buxhetore do të detyrohet t’i aplikojë dënimet. Ky lloj funksionimi sjell regres ekonomik. Prandaj, qasja e institucioneve ndaj biznesit të vendit dhe investitorëve të huaj të jetë ofruese, jo larguese. Nga raportet tatimore, pjesa e qytetit të Shkupit është mbledhëse më e madhe e tatimeve dhe taksave, për faktin se firmat me kapital dhe qarkullim më të madh, janë me qendër në rajonin e Shkupit, kurse pjesa perëndimore rënditet e dyta dhe pjesa tjetër varësisht rrethanave të ndryshme, ka rrijte dhe ulje. Në ndarjen dhe shpërndarjen e taksave dhe tatimeve gjithashtu duhet të ketë një qasje netutrale dhe të drejtë. Pasi alokimi i taksave është në bazë të obligimeve të qytetareve dhe biznesit ndaj shtetit, edhe shpërndarja e tyre duhet të bëhet në te njejtën mënyre, jo në bazë të hapsirës gjeografike, por asaj demografik.

– Përshtatja e politikave fiskale të jetë në përputhshmëri me interesat e tërheqjes së investimeve të huaja dhe mbrojtjen e biznesit të vendit. Një politikë fiskale jo diskriminuese do të funksiononte në mbarëvajtjen dhe stabilitetin e buxhetit. Gjithashtu ndaarja e buxhetit nga po këto taksa , për investime kapitale të jetë gjithëpërfshirëse , duke u distancuar nga çdo lloj diskriminimi rajonal, etnik e fetar. Investimet kapitale të ndara në mënyrë të drejtë rajonale, do të lehtësonte edhe funksionimin e tërësishëm të shtetit.

– Lufta e pakompromis ndaj korupsionit, qoftë ai klasik apo i ndërlidhur me interesa tjera. Një funksionimi i drejtë , transparent dhe llogaridhënës do të sfidonte kriminalitetin ekonomik në vend, gjithashtu do të ndihmonte edhe vendosjen e shtetit të së drejtës, ku kjo pikë i referohet një ndër pikat të rëndësishme të integrimit të Maqedonisë në struktura ndërkombëtare, si NATO dhe BE. Pasi korupsioni është një abuzim me pushtetin ,për përfitime materiale apo jo materiale , për periudha të caktuara, për të integruar idenë e zhvillimit ekonomik, lufta dhe shpërbërja e “kurthave të korupsionit “është një obligim primar të çfarë do qeverie të jetë, për të stabilizuar rendin ekonomik por edhe social të qytetarëve.

– Qasja më e sinqertë ndaj biznesit të vendit, zhvillimit të zonave ekonomike , zonave turistike si dhe zonave për zhvillimin e bujqsisë dhe blegtorisë në vend, janë domosdoshmëri e qeverisë për të funksionuar në drejtim të asaj, që sektorët e ndryshëm të integrohen në zhvillimin e vazhdueshëm të idesë për zhvillim ekonomik. Biznesi i vendit për të aritur një siguri në tregun e vendit dhe të forcojë idenë për eksport të produkteve apo shërbimeve, apo të krijoj klimën e zhvillimit të turizmit, apo të formoj idenë se vendi ka kushte për eksport të mallrave bujqsorë etj. do duhej që instrumentet financiare e ekonomike shtetërore, legjislativi ekonomik dhe financiar , programet politike të orientohen në krijimin e kësaj klime të sigurisë.

– Cdo ndryshim për periudha të ardhshme, që do të orientohet për të forcuar idenë e zhvillimit të drejtë ekonomik në vend dhe integrimin e drejtë të saj në vend, do të kontribonte në ndaljen e një largimi të “trurit”jashta vendit, ringjalljen e besimit për sipërmarësi tek të rinjtë, largimin e idesë se punëdhënësi më i madh është qeveria, pranimi i idesë së tregu është hapsira për punëdhënie, etj. Për ndryshe , do të flasim vazhdimisht për ngërçe politike e ekonomike. Pritja e vazhdueshme, se me ndryshimin e qeverive do të kemi përkrehje me ndihma nga institucione ndërkombëtare financiare, s’do kemi asnjë lëvizje për zhvillim të integruar ekonomik, por një vazhdimësi varësie me gjendje të njejtë ekonomike apo sociale apo edhe rënie të mëtutjeshme.