Pamje të rënda: Prekazi një ditë pas masakrës ndaj familjes Jashari(+18 VIDEO)

Sot në Prekaz përfundon manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndezjen e flakadanëve.

Komandanti legjendar Adem Jashari, dhe familja e tij njëjtë sikurse çdo mars, edhe këtë vit janë vizituar, e nderuar nga mija qytetarë që çdo vit, çdo mars shkojnë dhe përkulen para heroizmit të kësaj familje.

Nga pamjet e ndryshme të bëra në Prekaz, para dhe gjatë luftimit frontal të familjes Jashari me forcat serbe, është edhe një e realizuar nga agjencia e lajmeve AP, ku anëtarë të familjes Jashari shihen të vrarë.