Kështu u surprizua për ditëlindje Shkurte Gashi (FOTO)

Ajo është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore, shkruan GazetaBlic.

Flasim për këngëtaren Shkurte Gashi e cila njihet si një nga zërat më të veçantë.

Dita e djeshme ishte mjaft e rëndësisht për të, pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 34-të.

Në mesin e urimeve të shumta që ajo ka marrë, kanë qenë dhe disa surpriza mjaft të këndshme për të.

Por, ato më të veçantat kanë qenë nga nipi dhe mbesa e saj të cilët i kanë dhuruar asaj nga një dedikim.

Përveç kësaj ajo ka marrë dhe një tortë surprizë në formë zemre, e cila duket të jetë nga familjarët e që Shkurta nuk ka hezituar ta tregoj dhe për ndjekësit e saj.

 

Ndryshe, projekti i saj i fundit është ai me titull “Si dikur” në bashkëpunim me Flori Mumajesin, i lansuar para dy muajve. Projekt ky që u prit shumë mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 17 milionë klikime./GazetaBlic/