Sot mos na turpëroni duke u zënë shqiptar me shqiptar për flamuj

Debati i filluar nga disa persona për vendosjen e flamurit të Kosovës te rrethi i Prishtinës ku ndodhet flamuri kombëtar e që u mbështet nga Ramiz Lladrovci i Drenisës së Adem Jasharit dhe natyrisht edhe nga Behgjet Pacolli sot mund të kthehet në një zënkv të turpshme për historinë e kombit shqiptar.

Meqënse këtë herë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti cështjen e flamurit ia hodhi qeverisë pasi është edhe në koalicion me Pacollin, edhe ky i fundit nuk ngurroi por mori vendim që të vendoset edhe flamuri i Kosovës te rrethi por fatmirësisht nuk do të largohet flamuri kombëtar.

Prandaj zyra përkatëse shtetërore do të vendosë sot flamurin e Kosovës tek rrethi, por shumë të rinj që sipas të dhënave në Facebook janë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë thirrje të mos lejohet vendosja e flamurit duke paralajmëruar një përleshje e cila mund të vlerësohet fare mirë si e turpshme.

“Rrethi i Flamurit nijhet nga të gjithë si lokacioni në hyrje të Prishtinës, ku qendron i vendosur flamuri kombëtar. Disa arrogant anti-kombëtarë që duan të nxisin urrejtje paralajmëruan që ta heqin flamurin kombëtar për ta vendosur flamurin e Ahtisaarit.

Ai flamur jo që s’do të hiqet, por aty do të ndalohet vendosja e çfarëdo flamuri tjetër. Flamuri ynë nuk është leckë që për teke të dikujt të luhet me të, flamuri ynë është mbrojtur edhe kur është dashur të mbash burg për të, madje ka edhe raste që vdiqën për të, vetëm se e vendosën atë si p.sh Shaban Shala, Fazli Grajqevci por edhe shumë të tjerë.

Qeveria as nuk ka kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës për vendosjen e flamurit të Ahtisaarit në atë lokacion dhe ky provokim i paarsyeshëm duhët të marrë fund. Ka mjaftë rrethe e vende tjera ku mund të vendosni flamuj, por jo në të vetmin vend ku e kemi flamurin kombëtar. Propozojë dhe ju ftojë që nesër nga ora 08:00 në mëngjes e deri vonë të mblidhemi tek rrethi i flamurit, jo për ta ruajtuar atë por për ta nderuar atë.“ thuhet në një faqe në Facebook.

E nëse kësaj thirrje i përgjigjen shumë persona atëherë do të jetë një situatë skandaloze prandaj liderët e partive duhet të bëjnë thirrje që të mos ndodhin të tilla ngjarje.

Flamuri Kombëtar dhe Flamuri i Kosovës janë flamuj të shqiptarëve dhe është e pakuptimtë të zihesh për to. Gjithashtu askush nuk duhet të bjerë pre e veprimeve që duan të nxitin urrejtje mes shqiptarëve.-Ervin Shkulaku/albeu