“Greqia e ka humbur kontestin me emrin”

Lideri i partisë Lidhja e Centralistëve, Vasilis Levendis, konsideron se Greqia e ka humbur kontestin me emrin, me vetë atë që bisedon për emrin e kontestuar me termin e kyçur Maqedonia.

Levendis, i cili është kundër emrit Maqedonia, dje u takua me ambasadorin amerikan në Athinë, Xhefri Pajat, ndërsa sot, në intervistë për radion Real fm, e ka komentuar takimin.

Në takimin e djeshëm, sipas kumtesës partiake, Levendis dhe Pajat kanë biseduar për rastin Novartis dhe çështjen e emrit.

Lideri i Lidhjes së Centralistëve, ambasadorit amerikan ia ka përsëritur propozimin e tij, Greqia nga ana e saj t’i japë Maqedonisë integrim në NATO dhe BE, investimet greke dhe lehtësimet për portin e Selanikut, ndërsa në këmbim “Shkupi , në shenjë të vullnetit të mirë të pranojë emër pa fjalën Maqedonia”.

“Ambasadorit i theksuam se nëse Qeveria jep vendim me termin Maqedonia, kjo zgjidhje do të jetë në kundërshtim me vullnetin e popullit grek. Në fund, do t’u bëj dëm edhe vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.