Grabiten 200 litra naftë për amvisëri nga ambulanca në Haraçinë

Një autor i panjohur nga ambulanca në Haraçinë ka grabitur dyqind litra naftë për amvisëri, njoftoi policia. (58) nga fshati i Haraçinës, e punësuar në ambulancën e këtij fshat si infermiere patronazhi, dje ka raportuar se një autor i panjohur ka kryer grabitje në Stacionin Shëndetësor në Haraçinë.

Siç njoftoi MPB, transmeton MIA, autori me përdorimin e forcës ka hyrë në hapësirat e podrumit, ka çmontuar një zorrë të rezervuarit dhe ka marrë rreth 200 litra naftë për amvisëri dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Merren masa për gjeten e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.