Erdogan kërcënon Greqinë: Mos ndërmerrni veprime të gabuara!

Presidenti i Turqisë ka një paralajmërim ndaj Greqisë, pas incidentit që ndodhi mbrëmë mes anijeve greke dhe turke. Duke folur në një aktivitet politik, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje, që të mos ndërmarrin veprime të gabuara”, deklaroi presidenti Erdogan. Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim deklaratën e presidentit turk. Ndërkohë, nga zyrtarët grekë ende nuk ka një reagim për tensionet në detin Egje.