Pse Greqia me kontestin e emrit më shumë dëshiron ta kontestoj identitetin shqiptar?!

Ejup Berisha

Pse Greqia insiston që kontesti rreth emrit të zgjidhet në dëmin tone si shqiptar.Athua ky shtet don zgjidhje apo komplikime serioze të brendëshme në shtetin tonë.Nëse ky është qëllimi i tyre atëher shqiptarët duhet të tregojnë se janë kumdër një tentim zgjidhjeje të tillë nga ana e Greqisë. Zgjidhja që deshirohet të ofrohet apo më shumë të imponohet nga ana greke si Republikagorna Makrdonija pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe është e dëmshme tani më shumë për interesat kombëtare shqiptare e jo për intersat kombëtare maqedonase.Me këtë si duket pala greke nuk dëshiron zgjidhje të kontestit të emrit por thellim të krizës së brendëshme ndëretnike në Maqedoni që do të jetë shumë e dëmshme për stabilitetin e shtetit.Duke qenë se shqiptarët do të perjashtohen nga procesi i zgjidhjes së qështjes së emrit të shtetit që është edhe i shqiptarëve atëher me pranimin eventual të propozimit që po përflitet shumë në Greqi ajo me këtë dëshiron që të lirohet nga kontesti gati dydhjetvjeqar dhe kontestin ta transferoj në terrenin e brendëshëm ndëretnik në Maqedoni. Shqiptarët nëse logjikohet dhe shikohet me arsye nuk duhet ta pranojnë një propozim të tillë si Republikagorna Makedonija sepse ky propozim e mohon egzistimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dyte më e përparuar në shtet si dhe njëherit e mohon identitetin kombetar shqiptar më shumë e jo atë maqedonas.Do të thotë se me propozimin e fundit që po e favorizojnë më shumë grekët këta atakojnë më shumë në identitetin shqiptar dhe atë më shumë se në atë maqedonas prandaj ne si shqiptar duhet te jemi kategorikisht kundër propozimit grek Republikagorna Makedonja dhe të jemi më aktiv me nisma tona për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.Me këtë do të dëshmojmë se kemi vetëdije të lartë kombetare dhe se nuk lejojmë nëperkëmbjen apo edhe mohimin e identitetit kombetar shqiptar. Te jeshë në kontest për emrin me maqedonasit dhe të prekesh në identitetin e një kombi tjetër në rastin konkret të kombit shqiptar që nuk ka cenuar asnjë qështje greke dhe gjate gjithë kohës është treguar konstruktiv rreth kësaj qështjeje nuk është as e sinçertë e as korrekte.Propozimin duhet ta refuzoj edhe pala maqedonase sepse pranimi eventual i të njëjtit shtetin do ta kthej në arenë përplasjesh ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend apo do të inicoj në kthimimin e gjendjes në fillimin e viteve të nëntedhjeta ku u anashkaluan interest kombëtare shqiptare gjat krijimit të shtetit të pavarur Republika e Maqedonisë. Kësaj me fjalorin popullor i thonë se kur dy veta zihen e i treti përher fiton.Të mos lejojmë pra edhe një krizë të re të brendëshme ndëretnike në shtet por të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë.Sepse po u dëmtua identiteti kombëtar shqiptar nga grekët kjo është deshmi dhe tregues se Greqia nuk do ta kursej as identitetin kombëtar maqedonas pa e dëmtuar. Prandaj kujdes me procesin e zgjidhjes së emrit.