Njihuni me tre gjuhët e së ardhmes, duhet t’ua mësoni fëmijëve tuaj

Një studim i fundit zbulon se kush janë gjuhët që duhet të mësojnë fëmijët tuaj për një të ardhme të mirë.

Në bazë të një hulumtimi ekspertët rekomandojnë se gjuhët që duhet t’i mësoni fëmijëve tuaj janë ato franceze, gjermane dhe kinezçe.

Studimi është realizuar në Britaninë e Madhe ku u anketuan 2,001 prindër me fëmijë të moshave nën 18 vjeç dhe gjithashtu edhe 500 liderë biznesi.

Rreth 45 për qind e prindërve janë shprehur se fëmija i tyre nuk e flet ndonjë gjuhë të dytë, ndërsa 19 për qind thonë se nuk janë të interesuar të mësojnë një gjuhë të re.

Sipas ekspertëve tre gjuhët e sipërpërmendura duhet ti mësojë çdo fëmijë për të pasur një të ardhme të mirë pas 10 viteve.

Aftësitë e njohjes së gjuhëve priten t’ia shtojnë 500 miliardë funte ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2027.