Ali Ahmeti gëzon besimin më të madh si politikan i shqiptarëve në Maqedoni

Në një anketë të fundit realizuar nga portali “Alboportali”, e ku janë vendosur gjashtë politikanë shqiptarë të Maqedonisë, pesë kryetarë partishë dhe vetëm një jo-lider partiak, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dalë politikani më i pëlqyer, përcjell FLAKA.

Në anketë e cila shoqërohet me fotografi me emrat e: Ziadin Selës – kryetarë i ASH-së, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Menduh Thaçi – lideri i PDSH-së, Muahmed Zekiri – deputetë në Kuvendin e Maqedonisë dhe nënkryetar i LSDM-së, Vesel Memedi – kryetar i RDK-së dhe Alia Ahmeti – kryetarë i BDI-së, në pyetjen se “Cili nga këta politikanë gëzon besimin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni?”, dhe vazhdon: “komento nën foto”, për Ali Ahmetin ka më shumë komente.

Nga 85 komentet aktuale, emrin e liderit të integrisëtve e kanë shkruajtur thuajse 70 për qind e pjesmarrësve vullnetarë në këtë anketë. Pas tij radhitet Ziadin Sela, Vesel Memedi, Bilall Kasami, Muhamed Zekiri dhe vetëm një herë është shënuar emri i Menduh Thaçit.

Ka komentues të cilëve nuk u pëlqen asnjëri, dhe shtojnë në komentin e tyre se këto fytyra të politikës shqiptare në Maqedoni janë të konsumuar dhe se duhet ndërruar me të rinjë.

Kjo është një ndër anketat e shumta që bëhen në këtë drejtim në Maqedoni, e ku në të gjitha bindshëm prinë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të paktën deri më tani kështu ka qenë.