Vitin e ardhshëm paga më të mëdha për mësimdhënësit

ithsej 25,28 miliardë denarë apo 406,55 milionë euro do të jetë buxheti për arsim në vitin 2018 që është pesë për qind më shumë se në vitin 2017.

Siç kumtoi sot në konferencë për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, për arsim fillor janë paraparë 45 për qind nga buxheti, 26 për qind janë për arsim të lartë, 19 për qind për arsim të mesëm, gjashtë për qind janë dedikuar për standardin e nxënësve dhe studentëve, dy për qind janë paraparë për shkencë, ndërsa 1,98 për qind për administratë.

Vitin e ardhshëm dukshëm do të rriten mjetet për bllok-dotacione për komunat me qëllim të përmirësimit të kushteve në shkolla. Për këtë dedikim janë projektuar 600 milionë denarë më shumë se Buxheti i sivjetshëm, që është rritje për 4,62 për qind, theksoi Deskoska.

Ministrja paralajmëroi edhe rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë për qind.

“Buxheti për arsim në vitin 2018 është zhvillimor dhe me të do të investohet në cilësi dhe kushte më të mira për të gjithë”, nënvizoi Deskoska në konferencën për shtyp në Qeveri.