Trajneri i Shakhtarit mbanë premtimin, shfaqet i veshur si “Zorro” pas kualifikimit (foto)

Trajneri i Shakhtar Donetskut, Paulo Fonseca, kishte bërë një premtim interesant kohë më parë, që tashmë ka gjetur realizim.

Fonseca kishte premtuar publikisht se ai do të vishej zi personazhi filmik “Zorro” dhe do të shfaqej në konferencë për shtyp në rast se ekipi i tij siguron kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt.

Trajneri i klubit ukrainas siguroi kualifikimin pasi ekipi i tij fitoi 2-1 ndaj Manchester Cityt në shtëpi.

Dhe, Fonseca nuk vonoi dhe u shfaq në konferencë me veshjen ashtu si e ka paralajmëruar, duke shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Shakhtari la pas Napolin, që nga vendi i tretë vazhdon në Europa League garat evropiane.

Është hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që një trajner shfaqet në mënyrë të tillë.

Fonseca u spekulua edhe për një kalim te Bayern Munichu pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.