Si i vodhi Korea e Veriut vite më parë 1,000 Volvo nga Suedia!

Përkundër një ekonomie të rënduar dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, ekziston ende një lidhje e shëndoshë mes sovjetikëve dhe evropianëve. Shembull janë veturat luksoze të importuara që zënë rrugët e Pyongyang edhe në ditët e sotit.

Nëse rikthehemi vite më parë, sic raporton NPR, në mesin e këtyre veturave është edhe një flotë prej 1,000 modelesh Volvo, që koreanoveriorët morën nga Suedia në mesin e viteve ’70 – transmeton IndeksOnline.

Në atë kohë, vendi ishte i mbushur me para të gatshme sovjetike. Ky fakt, dhe një ekonomi industriale në rritje, i bindën eksportuesit me bazë në Suedi për të investuar në Korenë e Veriut, dhe në vitin 1974 qeveria suedeze pranoi të dërgonte mbi 70 milionë dollarë në makinerinë e rëndë, së bashku me ato 1,000 Volvo të cilat do të shërbenin si taksi.

Një vit më vonë, me nisjen e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve, Suedia u bë vendi i parë perëndimor që hapë një ambasadë në Pyongang ( kryeqytet i Koresë së Veriut ).

Për fat të keq, kohërat e mira për koreanët nuk zgjatën. Ekonomia e Koresë së Veriut filloi të përkeqësohet shumë shpejt, dhe mëgjithëse Suedia ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me vendin – poashtu në dobi të shtetasve amerikanë të burgosur – suedezët nuk u paguan kurrë për ato Volvo.

Sipas Agjencisë Suedeze të Eksporteve dhe Kreditit, NPR raporton interesin dhe dënimet mbi borxhin për veturat, në një rritje prej 332 milionë dollarësh gjatë 40 viteve të fundit.

Veturat Volvo nuk janë më aq të pranishme sa ishin dikur në Korenë e Veriut, por disa prej tyre janë ende në përdorim si taksi.

Ambasada suedeze nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ më parë kishte publikuar një foto të një Volvo 1974 në Korenë e Veriut, duke thënë që “ato makina ende ecin mirë edhe pse koreanët nuk i kanë paguar ende.

Në Suedi ende flitet për ato Volvo, duke e cilësuar si një “vjedhje klasike” nga koreanoveriorët dhe nuk dihet ende a do paguhen ato para ndonjëherë .