Raporti tronditës: 35 përqind e punonjësve në spitale nuk kanë profesion

Banka Botërore ka publikuar një raport për Ballkanin Perëndimor ku sipas raportin në Shqipëri, 35 përqind të stafeve nëpër spitalet publike janë ‘non medical professionals’.

Sipas Bankës Botërore nuk janë as mjekë, as infemiere as laborantë, dmth janë punonjës pa një status mjekësor.

Sipas BB, kjo është shifra më e lartë në botë.

E pas këtij raporti natyrshëm lind edhe pyetja: Kush punon në spitalet e Shqipërisë? Marangozë, hidraulikë, apo gomista?

Nëse stafi jo mjekësor do të ulej në përqindjen normale që e kanë vendet e tjera të botës, atëherë me paratë e kursyera ne mund të punësonim më shumë mjekë, ose të rrisnim rrogat e mjekëve ekzistues.