Pse kërkohet “Shpëtimtari” i Zijadin Selës Fetah Alimi Nga policia Maqedonase

Sulejman Mehazi

Çudi e madhe, Feta Alimi shpëtimtari i Zijadin Selës në ngjarjen e 27 prillit, kërkohet nga policia si organizator i ngjarjeve të papëlqyeshme në Parlamentin e Maqedonisë. Si është e mundur kjo?, Fetah Alimi shpëtoi nga vdekja e qindpërqindër Zijadinin, në anën tjetër policia e Maqedonisë e akuzon si organizator i këtyre ngjarjeve trishtuese. Ec e merre veshtë se çfarë lojëra të pista politike luhet në këtë vend. Bastiset shtëpia e Fetah Alimin me pretekst droge e armësh; se policia e kërkon për dëshmi; se Fetahu ka ikur e kështu radhazi budallalëqe sa të duash.
Atëherë bëhet pyetje pse kërkohet Fetah Halimi?, çfarë ka bërë?, mos ndoshta akuzohet pse ka shprehur mirësi ndaj Zijadinit, i cili ishte në afërsinë e agonisë së vdekjes?, apo ndoshta vet Fetahu mos e ka rahur deri në vdekje Zijadinin, e pastaj ka ndërruar mendjen për t’i ndihmuar? Nëse kërkohet e s’është i pafajshëm atëherë pse Fetahu ka ikur, mos ndoshta për shkak frikës apo për shkak fajit të bërë.
Në anën tjetër, dhe, Zijadini ashtu i alivanosur e në atë gjendje gjysmë kome nuk ka mundur apo s’ka qenë në gjendje të dinte se çfarê bëhet rreth për të e rreth tij. Për shkak këtyre pyetjeve të mësipërme( të mistershme) do vëndojmë tri pikëpyetje të mëdha ???