Mashtrimi i azilkërkuesve në Suedi, shteti kryen këtë hetim

Një hetim në Suedi mbi emigrantët që kërkojnë azil si fëmijë, tregon se 3/4 e atyre që janë kontrolluar, ishin mbi moshën 18 vjeç.

Agjencia suedeze e mjekësisë ligjore, kontrolloi moshën e afro 8 mijë personave dhe zbuloi se 6600 ishin 18 ose mbi 18 vjeç. Kontrollet kryhen vetëm në rastet kur ka dyshime për moshën e personit.

Fëmijët emigrantë, ka më pak gjasa të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mes mesit të marsit dhe fundit të tetorit, agjencia suedeze kreu një kontroll për moshën e 7858 personave.

Prej tyre, 6628 ishin 18 ose mbi 18 vjeç dhe 112 ndoshta 18 vjeç. Agjencia e emigracionit ka marrë 5700 vendime mbi bazën e këtyre vlerësimeve. Në 79 për qind të rasteve, agjencia ka vendosur ta konsiderojë zyrtarisht aplikantin më të madh nga sa ka pretenduar fillimisht në aplikimin për azil.

Vlerësimi i moshës është kryer përmes rrezeve x dhe skanimeve që më pas janë analizuar për të përcaktuar moshën. Shumë azilkërkues nuk kanë dokumente identifikimi pasi mund t’i kenë humbur ndërsa largoheshin nga konfliktet apo katastrofat natyrore – thotë organizata ndërkombëtare për migrimin.

Në raste të tjera, vendi i tyre i lindjes mund të mos ketë strukturat e duhura për të regjistruar lindjet, ndaj nuk është e pazakontë për shumë njerëz të mos e dinë moshën e tyre ekzakte. Më shumë se 80 mijë minorenë, shumë prej të cilëve të hyrë në vend pa prindër apo kujdestar, kanë aplikuar për azil në Suedi në vitet 2015-2016.