Jerusalemi, Erdogan në aksion për të unifikuar botën islame

This handout picture taken and released on December 6, 2017, by the Turkish Presidential Press Office shows Turkish President Recep Tayyip Erdogan (R) and Jordan's King Abdullah II holding a joint press conference at the presidential complex in Ankara. Erdogan on December 6 strongly warned the United States against recognising Jerusalem as the capital of Israel, saying the move would help terror groups. King Abdullah, who had been personally informed by Trump of the move by telephone, backed Erdogan's warnings and said East Jerusalem must be the capital of a future Palestinian state. The Turkish presidency said that Erdogan was calling a summit of the Organisation of Islamic Cooperation (OIC), the main pan-Islamic body, in Istanbul on December 13 to discuss the move. / AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS SERVICE / YASIN BULBUL / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / YASIN BULBUL" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Jordania dhe palestinezët kërkuan të mërkurën një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm arabë për të diskutuar çështjen e Al-Quds, njoftoi Lidhja Arabe. Takimi ka të ngjarë të mblidhet të shtunën, tha një burim diplomatik.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thirri një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll më 13 dhjetor, tha zëdhënësi i tij të mërkurën.

“Përballë zhvillimeve që shkaktojnë ndjeshmëri mbi statusin e Jerusalemit, Presidenti po i bën thirrje një takimi të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) me qëllim që të shfaqë një veprim të përbashkët midis vendeve islame”, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin në Ankara.

Turqia aktualisht mban kryesimin e OIC. Qeveria jordaneze bëri thirrje gjithashtu për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të OIC të dielën për të koordinuar pozicionet arabe dhe islamike në Jeruzalem.

Erdogan kishte paralajmëruar të martën se statusi i Jerusalemit është një “vijë e kuqe” për muslimanët dhe mund të nxisë edhe Turqinë për të ndërprerë lidhjet me Izraelin.

Në anën tjetër, në Qytetin e Vatikanit Papa Françesku bëri thirrje për respektimin e “status quo-së” të Jerusalemit, ndërkohë që ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, kishte shprehur shqetësimin për vendimin e SHBA, të mërkurën duke thënë se tani ishte koha që amerikanët të paraqisnin planin e tyre të paqes për rajonin.