Gruevski në telefon derisa Zhernovski dëshmoi, reagon prokurorja Fetai

I akuzuari ish-kryeministri i Nikolla Gruevski, është marr me telefonin e tij gjatë dëshmisë së ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale. Prokurorja Fatime Fetai reagoi ndaj këtij gjesti duke paralajmëruar gjykatësen se Gruevski nuk po ndjek gjykimin.

Fetai po ashtu kërkoi nga gjykatësja që të paralajmërojë të pranishmit në sallën e gjyqit që të lënë mënjanë telefonat. Gjykatësja tha se do të urdhëronte që të mblidheshin celularët nëse nuk janë të ç’ kyçura.