Ditë tjetër, rekord tjetër: Një Bitcoin tani vlen 15,500 dollarë

Siç duket Bitcoini është me të vërtetë i pandalshëm, sepse kriptovaluta më e diskutuar ka shënuar rekord të ri sot.

Çmimi i Bitcoinit sot ka kaluar shifrën prej 15,000 dollarëve, duke e bërë këtë kriptovalutën më të vlefshme të momentit, transmeton Telegrafi.

Nga janari i këtij viti, Bitcoin ka shënuar rritje mbi 500%.

– Me 2 janar të vitit 2017, Bitcoin kishte arritur vlerën 1,000 dollarë

– 138 ditë më vonë, ishte dyfishuar për nga vlera me një çmim prej 2000 dollarëve

– 85 ditë më vonë, ishte dyfishuar prapë me një çmim prej 4000 dollarëve

– 98 ditë më vonë, Bitcoin u dyfishua prapë dhe kapi vlerën prej 8000 dollarëve

Kjo rritje nuk u ndal thuajse asnjëherë, ndërsa tani, sipas të dhënave nga ‘CoinMarketCap’, vlera tregtare e kriptovalutës Bitcoin ka shkuar mbi 250 miliardë dollarë!

Javën e kaluar, valuta virtuale kishte kaluar shifrën 10,000 dhe 11,000 dollarëshe për herë të parë, ndërsa të dielën 11.700 dollarë.

Vlen të ceket se ekspertët botërorë janë ndarë në dy grupe sa i përket investimeve në Bitcoin, ku disa thonë se deri në vitin 2020 valuta digjitale do ta arrijë vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa tjerët thonë se Bitcoin është vetëm një flluskë e cila do të rritet vazhdimisht dhe në fund do të shpërthejë.