Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Total”

Seanca gjyqësore për rastin “Total” të PSP-së në të cilin për fshehje tatimi akuzohet gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, është anuluar.

Data për mbajtjen e seancës së re do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Avokatët e Llatasit, Anita Begova dhe Svetllana Saviq kanë kërkuar nga gjykata incizimin e të gjitha proceseve gjyqësore, nën arsyetimin e eliminimit të çfarëdolloj dyshimi.