Ai që po i bën PR Lëvizjes Besa, nuk mërzitet shumë për Lëvizjen, jep leksione për politikat në Kosovë

472

Xhevdet Pozhari

Kur i ndoqa zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Maqedoni, vërejta atmosferën e ngjashme parazgjedhore me këto të tanishmet në Kosovë. Ali Ahmeti deklaronte se duhej mos të përçahej vota shqiptare, se vetëm kështu shqiptarët ishin më të fortë. Pra, ai si shumë diktatorë të tjerë, donte që politikën ta paraqiste “bardh e zi”, mos të dobësohej dhe të vazhdonte me komoditet t’i shërbejë politikave antishqiptare të Gruevskit, ndërkohë që grupet kriminale perfitonin e ushqeheshin në kurriz të fatkeqësisë së popullit. Me përgjysmimin e BDI-së doli të jetë e kundërta: shqiptarët e rritën kërkesën e tyre, fuqizuan partitë e reja të cilat u bënë të ndërvarura nga njëra tjetra, dhe detyrimisht më të kujdesshme ndaj kërkesave të votuesve të tyre. Gjë që shperfaqi të vërtetën se politikanëve nuk duhet dhënë kurrë pushtetin absolut.
E njëjta gjë ndodh sot edhe në Kosovë. Dy koalicionet e mëdha përpiqen ta ndajnë Kosovën në “bardh e zi”, e kur në fakt secila prej tyre, përjashto disa ndryshime kozmetike, kanë qenë dhe janë pjesë e pushtetit që vendin e solli në këtë gjendje. Koalicionet parazgjedhore nuk dëshmuan vetëm frikën e dobësimit të tyre, por ishin edhe manifest i etjes së egër për pushtet. Andaj, jo rastësisht përpiqen të ngjallin të vetmen temë që dikur e shfrytëzonte Ali Ahmeti: ta ndajnë popullin në atdhetarë dhe tradhtarë, në bardh e zi, në përpjekje për të fshehur të vërtetën se këto koalicione ndahen dhe dallojnë në dy ngjyra: të euros dhe dollarit.

Loading...