Shpresim Seferi sqaron për Tetova1 se pse paguajmë kaq shtrenjtë energjinë elektrike

1518

Çmimi i energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë është tejet i lartë. Ai është jashtë çdo standardi evropian dhe botëror. Ndërsa rroga mesatare në vend është aq e ulët saqë nuk mund të përballoje çmime të tilla.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Shpresim Seferi, i cili për Tetova1 e sqaron këtë çështje thotë se Maqedonia është duke importuar rrymë me çmim rekord të shtrenjtë.

 “Dimri i ftohtë në Maqedoni sjell faturat e rrymës të larta. Maqedonia për momentin importon rrymë elektrike me çmim rekord të shtrenjtë, duke u fokusuar në të ardhurat për kokë banori. Kjo reflektohet edhe tek xhepi i qytetarëve të zakonshëm duke përfshirë në llogaritje edhe standardin jetësor.

Pasi për plotësimin e nevojave të ditës shteti është furnizuar me 3600 megavat orë energji elektrike  përmes atyre kompanive që janë të licencuara, në pajtim me rregullat ekzistuese.F urnizimin që e kryen këto ditë SHA ELEM është çmimi mesatar prej 101,43 euro për megavat orë.

Kushtet kohore nga të cilët janë të goditura vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore, drejtëpërdrejtë ndikojnë në çmimet e atij energjensi.

 Procesi i caktimi të tarifave të energjisë elektrike në përgjithësi  është proces tejet i ndërlikuar, në të cilin marrin pjesë shumë variabla edhe atë: gjenerimit, transmisionit, distribucionit, dhe furnizimit.

Çmimi tepër i lartë në Maqedoni është edhe si pasojë e mos ballafaqimit të faktorëve relevant që ndikojnë drejtëpërdrejtë si kostoja operative, kostoja e mirëmbajtjes, importi i energjisë, dhe kostoja kapitale.

Ulja e çmimit të energjisë mund të bëhet, ku do të ndikonte në rritjen e gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Maqedoni. Ulja e çmimit të energjisë do të ndikonte po ashtu në uljen e shpenzimeve për banim dhe në uljen e shpenzimeve ditore për ushqim. Themi lirisht se janë kategori ekzistenciale dhe përbëjnë më shumë se 2/3 e buxhetit të një qytetari.”, deklaroi Shpresim Seferi për portalin Tetova1.

Loading...

Përndryshe, LSDM-ja opozitare është i vetmi subjekt politik i cili gjatë zgjedhjeve ka premtuar se do të ktheje tarifën e lirë të energjisë elektrike./Tetova1/