Shpëtohet 80 vjeçarja në Veles nga i ftohti

27

80-të vjeçarja M.K, nga Velesi është shpëtuar nga i ftohti në shtëpinë e saj. E moshuara menjëherë është dërguar në Spitalin e Velesit me këmbë të ngrira dhe e uritur. Siç njoftuan nga Komuna e Velesit, të cilët e shpëtuan plakën, ajo ka jetuar e vetme në shtëpinë e saj, edhe pse ka pasur mbesa që e kanë vizituar kohë pas kohe. Ajo vetë ka blerë ushqim, por gjatë këtyre ditëve të ftohta nuk ka mundur të dalë nga shtëpia. Për gjendjen e saj, fqinjët e kanë lajmëruar policinë, ndërsa ata qeverinë lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Mbrëmë në mesnatë në shtëpinë e saj kanë arritur përfaqësues të Komunës së Velesit dhe kryetari i saj, Sllavço Çadiev, të cilët plakën urgjentisht e kanë dërguar në spital.

Mjekët menjëherë i kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe për momentin e moshuara është në gjendje stabile./Telegrafi/