Sela: Platfoma s’është kantonizimi

23

Ziadin Sela njëri nga liderët e Alencës prë Shqiptarët dhe lider i LR-PDSH-së, sonte në emisionin Click Plus në Tv 21, tha se platforma e përbashkët e subjekteve shqiptare të Maqedonisë nuk nënkupton kantonizim, por model për rregullim të shtetit.

“Dygjuhësia nuk nënëkupton federalizim, as kantonisim. Unë edhe pse jamë mjek me profesion nuk kam ndërmend ta shërojë paranojën e Gruevskit”.

Sela më tej theksoi se barabartësi mund të arrihet përmes institucioneve, ku shqiptarët do të jenë po aq të fortë dhe të përfaqësuar aty sa maqedonasit.

“Shqiptarët në momentet kur do të jenë të fortë në institucionet e shtetit, do të jenë të barabartë”.

Kjo platformë do të luftojë këtë, tha Sela, i cili shtoi, se po mos e besonte një gjë të tillë, nuk do ta nënshkruante atë.

Ai shtoi se nuk është për të shkuar në zgjedhje të reja, sepse sipas tij, ato nuk do të sillnin asgjë të re. FLAKA.mk

Loading...