Nëse Gruevski nuk formon qeverinë, atëherë Zaevi bëhet kryeministër në koalicion me BDI-Besa-Aleanca për shqiptarët?!

860

Nëse pas skadimit të afatit prej 20 ditëve nuk formohet qeveri dhe mandati i jepet kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, atëherë ai do të bisedoje me BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët, transmeton Tetova1.

Sipas analistit Albert Musliu, opozita e deritanishme për të formuar qeveri nuk është një variant i pamundur, pasi që dy nënshkrueset e platformës, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kanë një raport më tolerant ndaj LSDM-së sesa VMRO-DPMNE-së.

Loading...

Ahmeti nuk e hodhi poshtë mundësinë e koalicionit me Zaevin edhe pse ishte më skeptik sesa formimi i qeverisë me VMRO-DPMNE-në./Tetova1/