MOTI I FTOHTË FUT SHKËNDIJËN DHE EKIPET TJERA ELITARE NË PALESTËR

54

palester

Moti i keq dhe të reshurat e borës që kanë përfshirë këto ditë vendin kanë bërë që ekipet elitare që kanë nisur fazën e përgatitjeve dimërore të ushtrojnë në ambiente të mbyllura.

Loading...

Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Renova dhe Vardari tani më ditët e para janë duke i kaluar në palestra me bar sintetik, ndërsa e njëjta ndodhi sot edhe me Pelisterin e Manastirit që nisi përgatitjet në Ohër, por në vend të terenit ushtroi në palestër.

Moti i keq madje imponon ndryshime në planprogramin e skuadrave elitare, me Shkëndijën e Tetovës që kishte planifikuar sot të uëdhtojë drejt Ohrit, mirëpo bën ndryshim dhe buzë liqenit do të shkojë të dielën. Duke marrë parasysh temperaturat shumë të ulëta, pritet që edhe ditët në vijim ekipet vendore shpëtimin të kërkojnë në palestra.