Maksuti për Tetova1: Liberalizimin e tregut të energjisë elektrike po e pengon qeveria e Maqedonisë

216

Çmimi i energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë është tejet i lartë. Ai është jashtë çdo standardi evropian dhe botëror. Ndërsa rroga mesatare në vend është aq e ulët saqë nuk mund të përballoje çmime të tilla.

Loading...

Sipas ekspertit të ekonomisë, Dr.Ali Maksuti, i cili për Tetova1 e sqaron këtë çështje thotë se Maqedonisë i duhet liberalizim i plotë i tregut të energjisë elektrike.

Maksuti thotë se liberalizimin e plotë të tregut të energjisë elektrike është duke e penguar ministria e ekonomisë me arsyetimin se me liberalizimin e këtij tregu do të kemi rritjen e çmimeve.

“Maqedonia ende është në fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjetikës, dhe sipas Ministrisë së Ekonomisë, çdo herë kur është hapur debate për liberalizimin e tregut të energjetikës, ku çdo qytetar do të zgjedh cila kompani të furnizojë me energji elektrike,nga kjo Ministri kemi përgjigje se me liberalizimin e tregut, do të ketë rritje edhe më të çmimit të energjetikës. Por, realiteti është se me liberalizimin e tregut të energjetikës shpresojmë që do  të kemi çmime më të lira të energjetikës në amvisëri dhe për bizneset njejtë. Sepse, tani për tani në Maqedoni, si qytetarë paguajmë fatura të larta dhe se Maqedonia është një nga vendet që paguan më shtrenjtë. Nuk mundet që në një vend të Bashkimit Evropian të paguhen fatura mesatare të energjisë, ndërsa në vendin tonë me standard të ulët jetësor të paguajmë fatura të shtrenjta. Andaj shpresojmë që në një të ardhme më të shpejtë të ndodhë liberalizimi i plotë, sepse do të rritet konkurrenca dhe do të hiqen monopolet e kontrollit të tregut dhe çmimit. “, deklaroi Ali Maksuti për portalin Tetova1.

Maksuti vazhdon komentin duke theksuar se tash ka ardhur koha që të flitet edhe për gazifikimin e plotë të Maqedonisë.

“Gjithashtu, çmimi energjisë elektrike për amvisëritë nuk mund të mbrohet duke mos respektuar marrëveshjet me BE-në ne lidhje me tregun e energjetikës, por përmes rritjes së prodhimit nga vendi, mundësia për të zvogëluar importin apo të gjenden import me çmime më të favorshme, shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve të vendit, gjithë këto mundësi një qeveri që punon për interesin e qytetarëve dhe biznesit të vendit i ka, por e kundërta e kësaj krijon dyshime në manipulime , korrupsion dhe keqpërdorime.

Gjithashtu një pikë tjetër në sektorin e energjetikës që duhet të flitet , është përshpejtimi i procesit të gazifikimi i tërë territorit të Maqedonisë, që do të ndikonte drejtpërdrejt në lehtësimin energjetikës në Maqedoni.”, deklaroi Ali Maksuti për portalin Tetova1.

Përndryshe, LSDM-ja opozitare është i vetmi subjekt politik i cili gjatë zgjedhjeve ka premtuar se do të ktheje tarifën e lirë të energjisë elektrike./Tetova1/