Lirohet nga burgu Kujtim Aligega, ish kandidati për deputet !

739

 

Pas një viti, është lënë i lirë nga drejtësia zviceriane biznismeni Kujtim Aligega nga Gostivari, i njohur ndryshe si kandidat për deputet nga radhët e DR-së së Imer Selmanit në zgjedhjet e vitit 2011.

Loading...

Lirimi i tij ka qenë një dhuratë e Vitit të Ri për pjesëtarët e familjes Aligega që jetojnë në qytetin e Gostivarit dhe Zvicërës. Aligega qëndroi në burgë për gati 1 vit.

Si rezultat i disa hetimeve brenda tetorit të vitit 2014, në janar të vitit 2015 u arrestuan 44 vjeçari Sabedin Saiti nga Kumanova dhe 56 vjeçari  Kujtim Aligega nga Gostivari.

Media njoftoi që në operacionin në fjalë janë konfiskuar rreth 25 kg. heroinë dhe 60 mijë franga zvicerane. Po ashtu u tha që gjatë hetimit të kryer në Zvicër u konstatua që disa nga të ardhurat monetare nga shitja e drogës realizoheshin nëpërmjet transferimeve të shpejta të parave, si dhe nëpërnjet personave që shërbenin si korrierë për të dërguar para në Maqedoni.

Dyshimet e policisë zvicerane ishin se dy të dyshuarit kanë transferuar në Maqedoni rreth 2.5 milionë franga. Por, familja Aligega nga fillimi hodhën poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga Policia dhe Prokuroria e shtetit zvicerian.